Në panelin e dytë në Kongresin e PS po diskutohen prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia, Kultura.

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka bërë një analizë të projekteve që janë ndërmarrë dhe atyre që janë përfunduar.

 

Në fjalën e saj, Balluku e vuri theksin në projektet që lidhin Shqipërinë me Europën, siç është Korridori Blu.

 

Ministrja tha se projektet që janë ndërmarrë janë tashmë të prekshme dhe jo 3D, teksa shtoi se në fokus të qeverisë janë edhe portet dhe aeroportet.

 

Në vitin 2021, kemi prezantuar vizionin e PS 20-30 i cili nuk ishte një titull për të rrokur vëmendjen e njerëzve. Sot është kthyer në një udhërrëfyes vizioni jonë, që ka nisur zbatimin. Ne flasim me vepra dhe punë, jo me video 3D.

 

Infrastrktura dhe Energjia, kemi nisur projekte të shumat që janë të prekshme, duke nisur nga korridoret, si korridori blu dhe kontratat që do vijojnë janë në faza të avancuara.

 

Kemi arritur që korridori i 8 të jetë pjesë e projekteve paneuropiane, për të ndërtuar, ku janë në projekt edhe hekurudha. Po ndërtohet një e ardhme e sigurt në të gjithë Shqipërinë. Sot ndërtojmë projekte të mirëmenduara. Kemi mbështetur turizmin, ekonominë dhe kulturën. Në buxhetin e vititi 2024  është parashikuar të mirëmbajmë 3606 km rrugëve. Infrastruktura përmban edhe aviacionin civil, që ka mundësuar ardhjen e miliona të huajve për të shijuar bukuritë natyrore.

 

Në planin tonë janë edhe portet dhe marinat, për ti dhënë mundësinë gjithëkujt që do të vizitojë dy detet tona të bukura. Shqipëria meriton një port të ri i cili ti përgjigjet nevojës së zhvillimit ekonomik për dekadat e ardhshme. Një port që do largojë pluhurin dhe zhurmën nga Durrësi”, tha Balluku.

 

 

Po ashtu ministrja foli edhe për energjinë, teksa tha se në shtëpitë e shqiptarëve, sot nuk mungojnë dritat, siç ndodhte vite më parë.

 

Energjia, një kolonë tjetër bazë e zhvillimit të ekonomisë Shqiptare. Në 2013 e gjetëm në gropë të madhe, ku të kishe drita në shtëpi ishte fat. Sot ndjejmë krenari pasi gjithë Europa po punon për axhendën e gjelbër”, tha Balluku./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *