Subscribe

Pas kritikave për një fillim sezoni turistik me mangësi duket se task forca e ngritur ne plazhe po jep rezultatet e para.

 

Nga Fieri, në mbledhjen e Komitetit Rajonal të Turizmit, ministri Blendi Klosi u shpreh se plazhet në këtë qark kanë përmirësuar dukshëm infrastrukrurën.

 

 

BLENDI KLOSI

 

MINISTER I MJEDISIT DHE TURIZMIT

 

 

Jo më kot kemi ardhur në Ardenicë, për të realizuar këtë mbledhje të Task Forcës pasi nga kjo pikë e re agroturistike ku jemi realisht kupton formulën magjike për turizmin shqiptar. Ne duhet të zhvillojmë turizmin e natyrës. Të gjithë ata që duan të frekuentojnë detin që nga kjo pikë është shumë afër por edhe të jgithë ata që frekuentojnë kishën e Ardenicës duhet të njihen me pamjet e turizmit perfekt që mund të realizohet në qarkun e Fierit.

 

 

Mbajtja e fokusit tek ajo cfarë ofron zona, sipas ministrit Klosi do të jetë shtylla e zhvillimit për ekonominë familajre të banorëve në Fier.

 

 

 “Ndaj i del detyrë këtij komiteti që të ndërtojmë një strategji, të vendosim rregullat, të mbështesim nëpërmjet bashkive në çdo njësi projektet për agroturizmin, për diversifikimin e ofertës turistike, që e lidhin bukurinë e detit me turizmin natyror dhe sitet e trashëgimisë kulturore. Në këtë qark kemi dy nga sitet më interesante dhe të populluara në Shqipëri, Apolloninë dhe Bylisin, të cilët janë lehtësisht të aksesueshëm nga pushuesit në të gjithë vijën bregdetare. Kjo duhet të jetë sfida më e madhe që ka ky komitet.

 

 

Si përfaqësuese e këshillit të ministrave, ministra e kulturës Elva Margariti njoftoi për projektet e gërmimeve që po zhvillohen aktualisht në sitet arkeologjike te Apolonisë.

 

Ndërkohë vazhdojnë ndërhyrjet restauruese në kisha e manastire të zonës dhe do të vijohet edhe me restaurimin e afreskeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *