Gjermania fitoi miqësoren e saj te pare pas kampionatit europian duke mundur 2 me 0 Finlanden, por me shume sesa rezultati, vëmendja ne kete test u përqendrua e gjitha tek Bastian Zhvajshtaiger. Lotët e mesfushorit te njohur gjerman ne Borusia Park ne takimin e fundit me kombëtaren gjermane, kane bere xhiron e botes, ndërsa kampionet e botes ne fuqi përshëndeten kështu nje nga lojtaret e vet me te mire te 20 viteve te fundit. 32-vjeçari qe per shume vite mbajti edhe shiritin e kapitenit tek “Pancerat” luajti si titullar per here te fundit kundër Finlandes, ndërsa publiku here pas here thërriste ne kor emrin e tij. Zhvainshtaiger luajti 121 here me Gjermaninë, i 4 ne histori per numrin e prezencave me përfaqësuesen pas Mateues, Kloses dhe Podolskit duke fituar edhe nje kupe bote ne 2014. Ai ka shënuar ne total 24 gola, por ne takimin e fundit me Finlanden nuk mundi dot te leje shenje pasi dy golat u shënuan nga Majer ne minute e 55 pas nje krosimi te Getzes dhe me pas Ozil dyfishoi ne minute e 69.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *