Zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, Ina Zhupa  ka komentuar mbi kërkesën e Rexhep Rrajës, i cili ka kërkuar lirinë.

 

Përmes një statusi në rrjetin social ajo shkruan se është konfuze në lidhje me tërheqjen e denoncimit që ka bërë Xhisiela. Ajo shtron disa pyetje në lidhje me këtë fakt.

 

“Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përseri ajo?  A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj?          

Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celular iPhone X dhe syze Guçi, që po ashtu kushtojnë qindra euro. Ku mund ti ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?! A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim?

Me Edi Ramën në krye të institucioneve, krimi është gjithmonë i pafajshëm dhe viktima fajtor.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *