Subscribe

Tre djem të rinj, të afërm me njeri-tjetrin janë shpallur në kërkim pasu rezultojnë të zhdukur. Denoncimi është bërë në komisariatin e Malësisë së Madhe nga vëllai I njerit prej djemve të zhdukur.

Shtetasi me iniciale O.Ç, ka shkuar nditen e dielë në komisariat dhe ka denoncuar humbjen e kontakteve me vëllain e tij Vilson Cutaj nga Bajza dhe dy kushërinjte e tij, Klement Pepaj 21 vjeç  dhe Daniel Pepaj , te dy nga fshati Vrith. Ata nuk kane pasur kontakt me familjet respektive qe nga e shtuna ne oren 15:00.

 

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe,  ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe,  se  me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Shërbimet e Policisë pas  kallzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *