E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zhduket shqiptari në Irlandë, policia kërkon ndihmë

Një 16-vjeçar shqiptar prej tre ditësh rezulton i zhdukur në Bublin të Irlandës.

 

Sipas mediave vendase shqiptari 16-vjeçar është Ermir Dragjoshi me origjinë nga Kukësi dhe për herë të fundit është parë paraditen e së martës në Templeogue në Dublin 6.

 

Reklamë

Ndërkohë policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij. Shqiptari është trupvogël, me flokë të shkurtra dhe sy kafe.

 

Policia i bën apel të gjithëve që kanë informacion për të, të njoftojnë në numrat e telefonit të vëna në dispozicon 01 6666400 dhe 1800 666 111.

Vazhdo të lexosh

Reklamë