Vëllai i ish-gjeneralit Gjin Markut, zhduket në rrethana misterioze. Prej 5 ditësh Ndue Gjinaj Marku nga Bazi i Matit, nuk ka asnjë kontakt me familjarët e tij.

 

Sipas policisë që në momentin që ai kishte dalë me bagëti jo shumë larg banesës nuk është kthyer më.

 

Familjarët thanë se ai s’ka patur probleme shëndetësore.

 

Në kërkim të tij përveç policisë janë vënë dhjetra banorë të zonës. Ndërkohë që familjarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të bërë kontroll të zonës nga ajri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *