E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Zhduket Kanye West?!

Ilustrim · Vizion Plus

Reperi i njohur Kanye West është “zhdukur” nga të gjitha rrjetet sociale si Instagram dhe Twitter, duke i lënë të gjithë ndjekësit e tij pa kurrfarë informacioni.

 

 

Të premten pasdite, llogaritë zyrtare të West dolën të pavlefshme, ndërkohë që site EW shkruan se përfaqësues të reperit nuk kanë dhënë akoma një arsye për këtë.

 

 

Ndër vite, rrjetet sociale të Kanye-t janë përdorur për promocione në muzikë, për informacione lidhur me albumet e tij, për sherre, për reflektime dhe për biznes. Në gushtin e kaluar, llogaria e tij në Twitter u fshi, por u rikthye menjëherë.

 

 

Pas grabitjes së Kim në Paris, Kanye nuk i ka përditësuar rrjetet sociale me postime, madje thuhet se problemet familjare janë edhe shkaku i kësaj “zhdukjeje” të West nga rrjetet sociale.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh