Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski vijon të jetë i “zhdukur”.

 

Edhe pse ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti, për shkak të shpërdorimit të detyrës, ende nuk ka asnjë dhënë se ku ndodhet ish-kryeministri maqedonas.

 

Sipas mediave vendase së fundmi në lidhje “zhdukjen” e Gruevskit kanë folur edhe truprojat e tij.

 

Ata shprehen se e kanë parë Gruevskin për herë të fundit mbrëmjen e të enjtes së 8 nëntorit.

 

“E lamë në shtëpi. Në momentin që ai do të dalë jashtë, na telefonon dhe ne vijmë dhe bëjmë detyrën tonë. Të premten, ai nuk na telefonoi fare, por kjo për ne nuk ishte ndonjë çudi pasi ai nuk dilte çdo ditë. Dhe që nga ajo ditë nuk e kemi parë më”

 

Mediat maqedonase raportojnë se ka dyshime që ish-kryeministri mund të ketë shkuar në Hungari.

 

Ai është dënuar me dy vite burg për abuzime me blerjen e një makine të shtrenjtë kur ishte në krye të qeverisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *