Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi...

Rrëqethëse, gruaja sjell në jetë foshnjën mes rrënojave të...

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani,...

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli...

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

Zhduket gripi në pandemi/ SHBA regjistron zero raste me virusin e stinës

25 Shkurt 23:27

Shkurti është zakonisht muaji që shënon kulmin e sezonit të gripit, periudhë kur qendrat shëndetësore dhe spitalet mbushen plot me pacientë. Por jo këtë vit.

Praktikisht në Shtetet e Bashkuara gripi është zhdukur. Të dhënat që vijnë janë në nivele shumë më të ulëta se gjithçka që është shënuar ndër dekada.

Ekspertët thonë se masat e vendosura për të shmangur koronavirusin siç janë vendosja e maskave, distancimi fizik dhe mësimdhënia në distancë janë disa faktorë të rëndësishëm në parandalimin e një “twindemic” një epidemie e pandemie të dy sëmundjeve të ndryshme (gripit dhe COVID-19) që ndodhin në të njëjtën kohë.

Ekspertët thonë se mund të ketë ndihmuar edhe nxitja që u bë për një vaksinim kundër gripit në masë sikurse ulja e numrit të personave që udhëtojnë.

Koronavirusi në thelb e ka “mundur” gripin e viruse të tjera që janë më të zakonshme në vjeshtë dhe dimër. Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht mekanizmin që qëndron pas kësaj. Por sipas doktor Arnold Monto, ekspert në Universitetin e Miçiganit kjo është e njëjta gjë që ndodh me atë çka vihen re kur variante të caktuara të gripit mbizotërojnë mbi të tjerët.

Lynnette Brammer e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se në shkallë kombëtare “ky është sezoni me numrin më të ulët të rasteve me grip që kemi regjistruar”, sipas një sistemi mbikëqyrjeje që është rreth 25 vjeçar.

Në Qendrën Mjekësore Maine në Portland, spitali më i madh i këtij shteti, doktor Nate Mick, kreu i departamentit të urgjencës thotë se “këtë dimër ka patur zero raste të dokumentuara të gripit”.

Po kështu në kryeqytetin e Oregonit, në Spitalin Salem, nuk kanë regjistruar asnjë rast me grip.

“Kjo është një gjë shumë e mirë”, thotë doktoreshë Michelle Rasmussen.

Shifrat janë të habitshme duke marrë parasysh se gripi ka qenë prej kohësh kërcënimi më i madh në vend nga një sëmundje infektive. Në vitet e fundit regjistroheshin 600 mijë deri 800 mijë shtrime vjetore në spital si pasojë e gripit dhe 50 deri 60 mijë vdekje.

Në të gjithë globin, prekja nga gripi ka qenë në nivele shumë të ulëta sikurse në Kinë, Evropë dhe gjetkë në Hemisferën Veriore. Kjo pason njoftimet për raste të pakta në Afrikën e Jugut, Australi dhe vende të tjera gjatë muajve të dimrit.

Por situata natyrisht ka qenë ndryshe për sa i takon koronavirusin, i cili u ka marrë jetën më shumë se 500 mijë njerëzve në Shtetet e Bashkuara që prej fillimit të pandemisë. Infeksionet e reja si dhe numri i vdekjeve arriti nivele të reja rekord në dhjetor dhe janar, para se të pësonin rënie./ VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
covid Grip SHBA

Nga e njëjta kategori

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën 5-vjeçare të 20-vjeçarit

më shumë...

Debati për Banjat e Bënjës, Rama nxjerr pamjet plot me vizitorë dhe fton qytetarët: Ejani çdo fundjavë

më shumë...

Rrëqethëse, gruaja sjell në jetë foshnjën mes rrënojave të tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

më shumë...

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani, sot pritet deri në 42°C

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:53

E rëndë në Itali, shoku i futet...

10:32

Qëlloi me automatik drejt servisit të celularëve...

10:11

EMRAT/ Goditen dy raste të kultivimit të...

9:47

E rëndë në Lezhë/ Tentoi të vriste...

9:40

Debati për Banjat e Bënjës, Rama nxjerr...

9:23

Rrëqethëse, gruaja sjell në jetë foshnjën mes...

8:59

Mijëra banorë në Zelandën e Re mbeten...

8:31

Rama ndan pamjet: Muzeu i Lundrimit në...

8:24

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord...

8:06

Moti, 27 qershor: Deri në 38°C temperaturat,...

10:26

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe...

9:57

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk...

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

Më të klikuarat

  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.