Një adoleshente është denoncuar e humbur. Familjarët e saj kanë deklaruar në polici se kanë humbur kontaktet me të bijën dhe se nuk kanë asnjë informacion ku mund të jetë.

 

Ka qenë babai i të miturës, A.K, 46-vjeç, ai i cili ditën e djeshme ka kallëzuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

 

Policia është vënë në lëvizje për të gjetur 16-vjeçaren, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *