E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Zhbllokohet projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës, në 21 shtator fituesi i tenderit

Pas një pauze disa mujore, projekti për finalizimin e modernizimit të hekurudhës Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas duket se ka hyrë në fazë finale.

Në datën 21 shtator kompanitë pjesmarrëse në garë që kanë paraqitur ofertat teknike, tashmë do të dorëzojë edhe ato ekonomike. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim,  partnere në këtë proces,  pas më shuëmë se 6 mujash ka dhënë miratimin  për të kaluar në fazën e dytë të garës.

Sipas njoftimit zyrttrë  të ministrisë së Infrastrukturës, BERZH ka dhënë qëndrimin e saj duke certifikuar fazën e parë të tenderit, i cili është kryer në janar të këtij viti.

Në të u kualifikuan 5 kompani ndërkombëtare që paraqitën ofertat teknike të projektit. Lajmi është zyrtarizuar pas një bisede që ministrja Belinda Balluku ka zhvilluar me drejtorin e Berzhit për Shqipërinë Matteo Colangeli.

Reklamë

Projekti parashikon modernizmin e linjës egzistuese Tiranë – Durrës si dhe ndërtimin e dëgëzimit të ri në aeropotin e Rinasit.

Kostoja totale e projektit kap shifrën e 90 mln eurove, ku 36 prej tyre janë kredi nga BERZH-i, 35 mln janë grant i Bashkimit Europian dhe pjesa tjetër do të financohet nga buxheti i shtetit.

Në total do të rikonstruktohet linja egzistuese me një gjaësi prej 34.5 km si ndërtimi I 7.4 km rrugë të re hekurudhore, midis Tiranës dhe Aeroportit.  

Më shumë video

Reklamë