Fiorin Durmishaj, sulmuesi shqiptar që aktivizohet në radhët e ekipit grek Panionos, ka refuzuar Kombëtaren shqiptare duke zgjedhur atë greke.

 

Vetë sulmuesi ka deklaruar se është një zgjedhje që e ka bërë me shumë dëshirë dhe se ka ardhur koha që ai vetë të nderojë dhe të shpërblejë të gjithë drejtuesit grekë që e kanë ndihmuar deri më tani.

 

Në një intervistë të dhënë për “Total Sport” që do të transmetohet e plotë ditën e dielë, Durmishaj ka deklaruar gjithashtu se nuk duhet kafshuar një dorë që të ndihmon duke theksuar se të gjithë miqtë e tij janë grekë dhe jo shqiptarë.

 

“Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe tani nuk më shohin më si një të panjohur, siç ka ndodhur më herët. Një dorë që ju ndihmon, nuk duhet ta kafshoni kurrë. Ky vend në tërësi më ka ndihmuar shumë, pasi kam ardhur me familjen në një moment të vështirë. Tashmë dua ta nderoj sa të mundem dhe të shpërblej besimin e gjithë drejtuesve grekë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *