Nënkryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ironizon Pandeli Majkon pas zhbllokimit të situatës në Kakavijë.

Vasili nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, se “ndërhyrja e Kryepeshkopit Janullatos ishte vendimtare dhe përcaktuese” por sipas tij, “komedi më vete është si gjithmonë Ministri i Diasporës Majko”.

“Inekzistent në këto ditë dramatike, ai u shfaq sot ashtu me humor të shpëlarë si përherë dhe falënderoi dynjanë qeveritare edhe Kryepeshkopin Janullatos në fund sigurisht, sepse të parët janë ata që s’bëjnë asgjë”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Janullatosi punonte, ndërsa Pandi bënte Ëhh…!

Lehtësimi i krizës vëllezërve e motrave tona të bllokuar në kufi ishte një lajm, që çliroi nga ankthi jo vetëm ata që po e vuanin për ditë të tëra mes të nxehtit por edhe mijëra familjarë e të afërt të tyre anë e mbanë vendit.

Është tashmë shumë e qarte se ndërhyrja e Kryepeshkopit Janullatos ishte vendimtare dhe përcaktuese.

Komedi më vete është si gjithmonë Ministri i Diasporës Majko.

Inekzistent në këto ditë dramatike, ai u shfaq sot ashtu me humor të shpëlarë si përherë dhe falënderoi dynjanë qeveritare edhe Kryepeshkopin Janullatos në fund sigurisht, sepse të parët janë ata që s’bëjnë asgjë.

Është e qartë: Janullatosi punonte ndërsa Pandi bënte Ëhh.

Faleminderit Pandi që e falënderove.

Nga sot Pandi është emëruar:

MINISTRI I FALENDERIMEVE

P.S.Pandi nga emocioni edhe emrin ia shkruan gabim Z.Janullatos nga Anastas në Anasatas.

Cili ishte reagimi i Pandeli Majkos?

Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.

Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt.

Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *