E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Zgjidhet Rektori i ri i Universitetit F.S.N në Korçë

Dhimiter Bello është rektori i ri i universitetit F.S.N Korçe.

Burime të siguruara bëjnë me dije se profesori i njohur i gjuhë-letërsisë ka fituar 95 vota pedagogesh ndaj 54 votave të kandidatit per rektor Lorenc Ekonomi. Bello ka fituar ndaj Ekonomit ne te katert fakultetet e ketij universiteti.

Fitoret me te thella i ka pasur ne fakultetin ekonomik dhe ate te mesuesise,nderkohe qe me 7 vota me teper pedagogesh Bello ka fituar edhe ne fakultetin e shkencave humane atje ku pritej qe fitorja te kalonte ne anën e Ekonomit pasi është pedagog në këtë fakultet.

Diferenca prej gati 40 vota pedagogësh nuk i krijon mundësi Ekonomit për të përmbysur rezultatin e krijuar nga votat e studenteve, pasi 3200 studentë me të drejtë vote nuk prodhojnë më shumë se 16 vota pedagogësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë