Subscribe

Rifillojnë punimet ne pjesën e mbetur te segmentit ne nyjen e Milotit dhe plotësimin me rrugët dytësore. 1.6 miliard leke ka akorduar qeveria per mbylljen e projektit  brenda 15 muajve.

 

Ministri i infrastrukturës dhe kreu i Autoritetit Rrugor nga kantieri thane se kjo pjese do te behet funksionale per kalimin e mjeteve qe ne muajin gusht.

 

“Situata që ka qenë deri më tani ka qenë provizore dhe ka krijuar probleme të mëdha me trafikun. Me ndërhyrjet e shpejta dhe me financimet shtesë që mundësoi qeveria shqiptare, përfshirë dhe procedurën e re që sapo u përfundua dhe që u lidh kontrata, do të bëjmë të mundur që të paktën nyja të fillojë të funksionojë për periudhën e verës. Pavarësisht se vepra do të dojë më tepër se një vit që të përfundojë plotësisht”

 

 “Jemi në nyjen e Milotit. Ka pak ditë që është lidhur kontrata për përfundimin e punimeve të ngelura dhe plotësimin me rrugë dytësore për gjithë nyjen e Milotit. Është një vepër që ka shumë vite që ka filluar, kishin ngelur punimet të pabëra. Kjo nyje nuk mund të futej në shfrytëzim nëse nuk bëhej ky projekt i ri dhe kjo garë e re. E kemi nisur punën dhe përfundimisht brenda 15 muajve kjo nyje do të përfundojë me të gjitha zgjidhjet e plota teknike. Do të bëhen rrotull me 9 kilometra rrugë në gjithë zonën që është përreth nyjes dhe gjithë komunitetet e bizneset do të kenë akses të plotë kalimi në përputhje me të gjitha rregullat  dhe normat e qarkullimit rrugor.”

 

Ministri Gjiknuri theksoi se po i jepet zgjidhje një problemi që ka filluar që në vitin 2011 pasi bëhet fjalë për një nga nyjet kryesore të trafikut në Shqipëri. Investimi sipas ministrit do te ketë te gjitha standardet dhe elementet e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *