Subscribe

Komisioni i posaçëm parlamentar ka votuar 9 prej njerëzve qe do te bëjnë vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve. Ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, anëtari i Këshillit te Larte te Drejtësisë Sokol Çomo, sekretarja e përgjithshme e kuvendit Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz janë anëtaret e kolegjit te posaçëm te apelimit. Ndërkohë qe Mimoza Tase dhe Etleva Papleka janë anëtare zëvendësues.

 

Procesi i votimit u ndoq nga dy ambasadoret qe kane lobuar vazhdimisht per vetingun, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin. Per here te pare per votimin u aplikua nje sistem i posaçëm elektronik qe garantonte fshehtësinë e votës. Ne dy raste qe pati balotazh, fituesi u zgjodh nëpërmjet shortit. Kolegji i Apelimit e ka mandatin 9 vjeçar. Çdo gjyqtar apo prokuror, i cili gjykon se vlerësimi qe ka marre ne shkallen e pare nuk është i drejte, ankohet pranë kolegjit.

 

Te enjten do te mblidhet komisioni tjetër parlamentar, i cili do te votoje anëtaret e komisionit te posaçëm te kualifikimit dhe komisioneret publike. Me pas, duhet te thirret parlamenti ne sesion te jashtëzakonshëm per te votuar me shumice te cilësuar 27 njerëzit qe do te bëjnë vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *