Asambleja Parlamentare në Strasburg ka votuar këtë të martë për gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjyqtari i zgjedhur është Darian Pavli, i cili garoi përballë dy kandidatëve të tjerë Marjana Semini dhe Sokol Berberit.

 

Deputeti i PS, Ervin Bushati përmes një statusi në rrjetin social Facebook,  thekson se procedurat e përzgjedhjes ishin transparente, ndërsa shtoi se Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë.

 

“GJYKATA E STRASBURGUT: NJË PËRFAQËSUES TË RI NGA SHQIPËRIA.  Asambleja Parlamentare ne Strasbourg votoi sot per gjyqtarin e Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Shqiperia kishte paraqitur tre kandidate te cilet u perzgjodhen nga nje proces i brendshem i hapur dhe trasparent.Asambleja vleresoi procesin dhe votoi per gjykatesin e ri te Shqiperise ne GJEDNJ.  I urojme suksese Z. Darian Pavli i cili do kontriboje gjate viteve te ardhshme ne punen e gjykates dhe ne permiresimin e te drejtave te njeriut ne Evrope. Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *