E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zgjidhet ekipi udhëheqës i Komisionit Europian, ja emri i komisionerit të ri

Komisioneri i ri për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian do të jetë hungarezi Laszlo Trocscany.

 

Ish-eurodeputeti Trocscany ka qenë ministër i Drejtësisë i Hungarisë, nga viti 2014 deri më 2019. Ai nuk është pjesë e partisë në pushtet, Fidez, që udhëhiqet nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.

 

Reklamë

Prezantimi i tij është bërë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi në Bruksel, ku ka prezantuar tëgjithë anëtarët e kabinetit të saj.

 

Pozitën e Komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi aktualisht e mban politikani austriak, Johannes Hahn.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë