E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zgjidhen dilemat e fundit/ Manchester United dhe Chelsea në Champions League

Ndeshjet e fundit në Premier League dhuruan serish speklakel. Me titullin kampion të fituar nga Liverpool, për t’u diskutuar ishte vetëm zona e Champions League dhe ajo e Europa League.

Man United arriti të fitojw duelin me Leicesterin duke e mundur në ndeshjen direkte me rezultatin e pastër 0-2. Një triumf ky që i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq” që rëmbejnë kështu vendin e 3-të në renditje dhe një vend në Champions League ndërsa nga ana tjetër Leicester mund të mjaftohet me një biletë për Europa League. 

Festë kishte dhe në Londër me Chelsean që fitoi përballë  Wolves me rezultatin 2:0 duke siguruar kështu  vendin e 4-të në renditje. Një ndeshje e forte për të dyja skuadrat edhe pse me objektiva të ndryshme: Wolverhampton kërkonte një vend për Europë ndërsa Chelsea, zonën Champions.

Nga ana tjetër  dhe  Tottenhemi i Murinjos, ka përfituar nga fitorja e bluve të Londrës. dhe mjaftoi një barazim kundër Crystal Palace për të parakaluar Wolves dhe për të siguruar kështu  pjesëmarrjen në Europa League sezonin  tjetër .

Vazhdo të lexosh