Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

“Zgjerimi nevojë për një BE të fortë”, ministrja daneze: Shqipëria ende shumë për të bërë, por ka treguar se e shikon veten në Evropë

16 Shtator 09:51

Shqipëria hapi sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në Bruksel u mbajt Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku u hapën 4 kapituj të tjerë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike.

Takimi u bashkëdrejtua nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, dhe kryeministri Edi Rama i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, me kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ministrja daneze  Marie Bjerre tha se në këtë kohë, kur Rusia vijon agresionin ndaj Ukrainës, zgjerimi është bërë një nevojë që duhet për një BE më të fortë.

Ministrja deklaroi se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, por ka treguar se qëllimi i saj është i qartë; anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

Ministrja Bjerre: Zgjerimi është bërë një nevojë që na duhet për një BE më të fortë dhe më të sigurt. Zgjerimi është një përparësi kyçe për presidencën daneze. Ky është një hap domethënës për Shqipërinë dhe BE-në, sepse shënon grupkapitullin e 6-të që çelet brenda një viti. Ka mbetur vetëm një për t’u hapur. Konferenca e sotme dëshmoi se zgjerimi po ecën përpara. Shqipëria ka bërë përpjekje të forta gjatë viteve, me luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi. Shqipëria ka treguar se e sheh të ardhem e saj në Evropë. Nuk jemi ende në linjën e finishit, ka ende shumë punë, por drejtimi është i qartë. Danimarka do të bëjë maksimumin për ta çuar përpara zgjerimin. Është thelbësore që vendet të vijojnë të realizojnë reforma dhe të përmbushin kriteret. Shqipëri ju po bëni pikërisht këtë. Vazhdoni me punën e mirë./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë të dytë në play off-in e Conference League

më shumë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me 5 gola Shamrockun

më shumë...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore, plagosen 11 persona (VIDEO)

më shumë...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:41

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon...

11:08

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë,...

10:46

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

10:27

Treni del nga shinat pranë Lewes në...

10:17

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët...

10:10

Pse disa njerëz e përballojnë më mirë...

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.