Subscribe

Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet e para të Ballkanit Perëndimor, që pritet të anëtarësohen në Bashkimin Europian në vitin 2025. Por gjithçka mund të bllokohet,  nëse ato nuk zgjidhin problemet me fqinjët.

 

Paralajmërimin e ka bërë Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, i cili sqaroi se konfliktet kufitare janë vendimtare për t’u bërë pjesë e unionit.

 

“Kushti kryesor është se si do të zbatohet shteti i së drejtës dhe më pas kusht i dytë do të jetë mungesa e problemeve me fqinjët. Nuk mund të anëtarësojmë në BE asnjë shtet që ka probleme me fqinjët. Nuk mund të ketë një përsëritje të rastit Kroaci-Slloveni, që kanë probleme kufitare ndërmjet tyre dhe patjetër Serbia duhet të sqarojë problemin me Kosovën”.

 

Megjithatë, për komisionerin e BE, një zgjerim i mundshëm i unionit në 2025-n është i arritshëm. Më 6 shkurt ai do të paraqesë strategjinë e re të zgjerimit dhe pak ditë më pas do vizitojë Serbinë dhe Malin e Zi. Sipas tij, këto dy vende mund të hapin një kapitull tjetër negociatash deri në fund të presidencës bullgare.

 

Strategjia pritet të qartësojë kushtet që të gjitha vendet kandidate duhet të përmbushin nëse duan të anëtarësohen deri në vitin 2025. Këto duhen arritur deri në vitin 2023 pasi një vit duhet për ratifikimin e marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *