Investimet nga buxheti i shtetit gjatë këtij viti në infrastrukturë janë fokuar te projektet që kanë një rëndësi strategjike.
Një prej tyre është Korridori i 8.
Kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës inspektuan punimet në rrugën e re Elbasan-Lizbrazhd e cila do të ketë dy tunele.
“Nuk jemi në formacion të lehtë si ai i Llogorasë, por nuk jemi as në një formacion të vështirë aq shumë sa Murrizi. Jemi në diçka të mesme, kemi fraktura shumë të mëdha të gjeologjisë këtu, të cilët na e bëjnë disi të vështirë situatën, por jo të pamundur dhe jo me atë kompleksitet. Ne mendojmë se dritë do të shohim shumë më shpejt. Çarja do bëhet shumë më shpejt, mendojmë diku nga shtatori do kemi dritë nga ana tjetër”, tha Balluku.
Ndërsa kreu i qeverisë tha se pas rrugës së Arbrit dibranët do të lidhen më shpejt edhe me Pogradecin.
“Këta kur kaluan Murrizin, i kalojnë të gjitha. Kur e mbyllim Librazhd-Dibër? E dëgjoni ju dibranët, se për ju paska qenë kjo botë. Mirë rruga e Arbrit, po tani do dilni edhe te liqeni Pogradecit me shpejtësi të madhe”, tha Rama.
Prej një viti autoriteti rrugorë ka nisur zgjerimin e rrugës Elbasan –Qafë Thanë, pjesë e Korridorit të 8./vizionplus.tv





