Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Rama numëron arritjet e qeverisë dhe ironizon thirrjet për...

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e...

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca: Nuk merret...

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë, aktivisti në...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

E frikshme, gjarpri futet brenda një biznesi në Fier

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, a do t’i...

Kush po e organizon protestën? Përgjigjet Muçi, tregon çfarë...

“Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i patronazhistëve ka...

Shpalljet non-grata dhe linçimi publik, Muçi: Qëllim për të...

Zgjerimi i BE-së: Qëndrimet për Serbinë dhe Kosovën

Nga Bernd Riegert
Analist DW
23 Maj 08:37

Ministrat e Jashtëm të BE-së në takimin në Bruksel ftuan edhe gjashtë homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor për një drekë jozyrtare. Tema është e njëjta si gjithmonë: Si mund të përshpejtohen bisedimet e antarësimit, që zgjasin prej vitesh e me disa vende madje prej dekadash?

 

Dreka e së hënës (22.05) po ashtu u zhvillua nën këtë moto dhe ishte e rëndësishme për një vlerësim serioz të situatës veçanërisht në sfondin e samitit të BE-së me vendet kandidate për anëtarësim dhe fqinjët e tyre, që javën e ardhëshme në Moldavi. “Ndoshta ne duhet ta bëjmë edhe më shpesh këtë”, tha i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell, por njëkohësish edhe duke tërhequr vëmendjen veçanërisht ndaj Serbisë dhe Kosovës.

 

Qendrimi pro-rus e përjashton anëtarësimin

 

Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Dacic, Borrell i theksoi, se marrëdhëniet e ngushta me Rusinë nuk përshtaten më me anëtarësimin në BE. Rusia, që zhvillon luftë kundër Ukrainës, do të përballet me sanksione më të ashpra nga BE-ja, që nuk do të pranohen nga Serbia. “Ju dëmtoni interesat tuaja kombëtare, por qëndrimi nuk është në përputhje me procesin e zgjerimit”, tërhoqi vëmendjen Josep Borrell. “Marrëdhëniet e ngushta me Rusinë nuk shkojnë më, e kjo nuk vlen vetëm për Serbinë.”

 

Me Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqeoninë e Veriut BE-ja po zhvillon bisedimet e anëtarësimit. Bosnjë-Hercegovina është kandidate për bisedime, por ende konsiderohet si jo e qëndrueshme. Kosova ende nuk është njohur as prej Serbisë dhe as prej pesë vendeve anëtare të BE-së, ndaj është vetëm një kandidate e mundshme për anëtarësim. Për disa prej jush do të ketë “vendime strategjike” të BE-së, deklaroi Josep Borrell, por jo për ata që pranojnë politikën ruse të agresionit.

 

Më në fund të bëhemi “miq dhe partnerë”

 

Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës gjatë muajve të fundit është përshkallëzuar herë pas here dhe, sipas mendimit të Borrell, bllokon çdo përparim në bisedimet e anëtarësimit. Shtetet e BE-së nuk kanë dëshirë të pranojnë shtete, që nuk janë në gjendje të zgjidhin konfliktet mes tyre, thuhet nga diplomatët e BE-së në Bruksel.

 

Borrell tha se u ka thënë të dyja palëve, se shtetet që në të shkuarën kanë luftuar me njëri-tjetrin, mund të bëhen miq dhe partnerë. Bëhet fjalë për bashkèjetesën. Prandaj Prishtina dhe Beogradi duhet ta zbatojnë më në fund marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE.

 

Mësim nga Ukraina?

 

Në samitin javën e ardhëshme do të jenë të përfaqësuar edhe kandidatët e rinj për anëtarësim Ukraina dhe Republika e Moldavisë, që për shkak të luftës sulmuese ruse vitin e kaluar e morën në kohë rekord statusin e preferuar të vendit kandidat. Qeveritë në Kiev dhe në Kishinau shpresojnë, që gjatë vitit do të mund të fillojnë edhe bisedimet zyrtare për anëtarësim. Nëse arrihet kjo, atëherë Ukraina dhe Moldavia brenda 20 muajsh do të realizojnë atë që vendet e Ballkanit nuk e kanë arritur në 20 vjet, thonë diplomatët e BE-së në Bruksel.

 

Kjo mund të krijonte një lloj zilie apo qendrim konkurrues tek vendet në procesin e antarësimit. Komisioni i BE-së në raportin e progresit vlerëson përparimet e jashtëzakonshme që kanë arritur Ukraina dhe Moldavia në luftën kundër korrupsionit dhe reformat e shtetit ligjor. Në Ballkan duket se të gjitha kanë zgjatur shumë më tepër. “Ukraina po avancon, të tjerët duhet të ndjekin këtë shteg dhe të shfrytëzojnë shansin”, theksoi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme.

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalën e tij përpara Parlamentit Europian në Strazburg në fillim të majit bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Nuk mund të pranohet që një proces i tillë të zgjasë 20 vjet. Kjo ka të bëjë edhe me besueshmërinë ndaj premtimeve të BE-së, sipas tij. Po ashtu kancelari theksoi, se BE vet duhet të reformohet për të qenë e aftë të përballojë zgjerimin./DW

Posted Under:
Kryesoret Opinion Politike Rajoni
Tagged:
BE Kosova Serbia Zgjerim

Nga e njëjta kategori

Rama numëron arritjet e qeverisë dhe ironizon thirrjet për dorëheqje: … në 2030

më shumë...

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e protestës: Të bllokojmë Parlamentin!

më shumë...

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca: Nuk merret me hallet e popullit, por krijon fabula nga rrjetet sociale

më shumë...

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë, aktivisti në QUO VADIS: U ndjeva i intimiduar dhe i përdorur!

më shumë...

One thought on “Zgjerimi i BE-së: Qëndrimet për Serbinë dhe Kosovën”

  1. Selman DERVISHI-Mani USA says:
    June 6, 2023 at 1:04 am

    HEU, ZGJERIMI I BE-SË: QENDERIMI PËR SERBINË E KOSOVËN!” EU, TËRBIMI I BE-SË
    TRENDKRIMI PËR VERBËRINË DHE HORRPROVËN!! BE-JA E PA SKRUPULLT DHE MË E
    PADREJTË NDAJ KOSOVËS; DUKE PËRKRAHUR AGRESORIN RUSO SERBË DHE DUKE E
    INJORUAR DHE IZOLUAR VIKTIMEN SHEKULLORE, TEMPULLORE KOSOVËN E MJERË
    SI HORRPROVPËN E DJERRRË; PARA LUFTË, GJATË LUFTËS E PAS LUFTËS QË, 25 VITE
    NDIZET PRESË VRITE, DUKE IZOLUAR, KRIZOSHTRUAR, DUKE IA GJUAR MBI SHPINË
    GRUPET TERRORISTE AH, TURPET TERROR PISTE; DHE, DUKE GETOIZUAR SI KATARE
    TERRORIZUAT SI PËR BATARE; VAZHDIMSHTË NËN NTENSIONE, PRESIONE OH, DHE
    DUKE LENË FAJTORË, PSE NUK PO LËSHON O, MËSHON PE O FRE, TË NËNSHTRUAR
    NËNSHKRUR, KAPITUULLIMIN, RRAPITULKRIMIN PËR TU DORËZUAR, HORËZUAR O
    KËTE TROHË KOSOVË-MOHË HORRPROVË, SI DHURATË, KUNGATË, PËR KËLYSHET O
    MËLYSHËT E RUSO SERBO JUGOSLLAVË AHIII, PUSO VERBO TUGOSHKAVË; HEEEJ PO
    KJO KISHTE ME QENË TURPI MBARË SHQIPTARISË UÇK+USA+NATO+EUROPA+BOTA
    DEMOKRATIKE +MERGATA MBARË SHQIPTARE, QË TË SHPARTALLOHET, SHKATËRR-
    OHET I ZOTI EDHE PREJ ZOTIT, GADISHULLI PELLZGO ILIRO E MBARË SHQIPTRIA?!.
    T’FALA REFUGJATË LUFTË NGA FASHIZMI RUSO SERBË OUH, GOLGOTA SHQIPTARE!
    MANI USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:26

Horoskopi i sotëm: Dashuria, puna dhe surprizat...

8:20

Rama numëron arritjet e qeverisë dhe ironizon...

7:59

Moti sot: Temperatura deri në 36°C, pasdite...

10:36

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon...

10:23

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca:...

10:14

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë,...

10:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:52

E frikshme, gjarpri futet brenda një biznesi...

9:45

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, a...

9:35

Kush po e organizon protestën? Përgjigjet Muçi,...

9:33

“Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i...

9:23

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

9:22

Shpalljet non-grata dhe linçimi publik, Muçi: Qëllim...

9:18

Çfarë ka arritur protesta deri më sot?...

9:14

Tmerr në ajër, piloti pëson krizë epileptike...

8:45

Anija cisternë goditet nga një raketë e...

8:32

Tërmeti në Venezuelë/ Ushtria amerikane mobilizohet në...

8:05

Ukraina godet depo nafte e ura strategjike

7:39

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale...

7:15

Dita e 26-të e protestës, nis grumbullimi...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje të rrafshua...
  • Daja godet me thikë nipin në Sukth, 25-vjeçari përfundon në...
  • Plagosi me thikë 3 persona, mes tyre babë e bir, arrestohet...
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.