E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Zgjedhorja”, Basha takon aleatët/ Mediu: Opozita me qëndrim të unifikuar për reformën

Kreu i Partise Demokratike mblodhi aleatët për të diskutuar ecurine e reformes zgjedhore dhe qëndrimin e unifikuar të opozitës.

Reklamë

Në përfundim të mbledhjes republikani Fatmir Mediu u shpreh se ne tryeze jane reflektuar edhe rekomandimet e aleateve.

FATMIR MEDIU

Reklamë

Cdo gje që është cuar në tryezë është qëndrim i opozitës së bashkuar. Ne kërkojjë më tepër transparencë në këtë process. Kërkojmë të shmanget manipulimi dhe ka një reagim negativ nga ana e qeverisë, gjë që tregon se mungon vullneti për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse kërkojmë qeverisje kujdestare nëpërmjet të gjitha palëve  politike për të garantuar  standarte institucionale  dhe europiane  në procesin zgjedhor  dhe ka refuzim do të thotë që ka vullnet për të ecur drejt manipulimit zgjedhor.

Mediu u shpreh se është rënë dakord për menyren se si do0 te garohet ne zgjedhjet e ardhshme.

“Kemi rënë dakord në parim për koalicion brenda koalicionit. Nuk ka të bëjë me interes specifik të partive, por mandateve që japin qytetarët shqiptarë.”

Mesohet se gjate takimit Basha ka pranuar propozimin e aleateve per krijimin e nje koalicioni brenda koalicionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë