Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibash ka bërë me dije se institucioni që ai drejton ka kërkuar verifikim të thelluar për 10 nga kandidatët e vendoreve të 14 majit.
“Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie, këta kandidatë kandidojnë në Kuçovë, Krujë, Vau i Dejës, Shijak, Devoll, Mallakastër, Himarë, Kukës dhe Has.
Janë 28 kandidatë për anëtarë të këshillit bashkiak që janë dërguar për hetim të thelluar.
Për bashkitë kandidatë e të clëve kandidojnë janë për bashkitë: Bulqizë, Mirditë, Shijak, Tropojë, Berat, Pukë, Gramsh, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Kucove, Dibër, Fushë Arrëz”, tha ai.
Në një konferencë për mediat, Celibashi njoftoi se disa nga subjektet politike nuk kanë dorëzuar ende listën e plotë të anëtarëve të komisioneve. Ai bëri me dije se Partia Demokratike, nën drejtimin e Enkelejd Alibeaj, nuk ka dorëzuar emrat e komisionerëve për 422 qendra votimi.
Nga ana tjetër edhe Partia e Lirisë ka lënë ‘bosh’ 70 qendra votimi, duke mos dorëzuar pranë KQZ emrat e komisionerëve që do përfaqësojnë këtë subjekt në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Celibashi shtoi se personat që nuk kanë të bëjë me mbarëvajtjen e porcesit zgjedhor dhe që nuk janë të autorizuar nuk do të lejohen të qëndrojnë në qendrat e votimit. Në rastin e konstatimit të prezencës së tyre do të njoftohet policia.