Shënohen incidente në qytetin e Shkodrës gjatë procesit të votimit.

Vizion Plus, mëson se në 3 qytetarë janë kapur duke fotografuar votën.

Denoncimi është bërë nga komisionerët.

Të njëjtë problematikë, fotografimin e votes, denoncoi edhe kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo në Gjirokastër.

Qytetarët shqiptarë pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, qytetarët do të zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.

Qendrat e votimit janë të hapura prej orës 07.00 deri në 19.00.

Janë tri mënyra si mund të votohet, me qëllim që vota të jetë e vlefshme:

-Qytetari mund të votojë vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votojë për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Pra të shënojë X ose + vetëm në kuadratin përbri partisë apo koalicionit. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi, sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;

-Qytetari mund të votojë për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votojë vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti.  Pra të shënojë X ose + në kuadratin përbri partisë politike ose koalicionit që preferon dhe të shënojë X ose + vetëm në njërin nga kuadratet përbri numrit të kandidatit të tij të preferuar të asaj partie ose koalicioni qe ka zgjedhur. Në këtë rast, vota i shkon subjektit zgjedhor dhe kandidatit të atij subjekti;

-Qyetari mund të votojë vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati./Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *