E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet/ Rama zbulon objektivat e PS: Maksimumi të arrijmë 88 mandate

Kryeministri Edi Rama deklaroi se objektivi bazë i PS-së për zgjedhjet e 25 prillit është të marrë 78 mandate, ndërsa ai maksimal, 88.

“Objektivi bazë është 78 mandate, maksimumi 88. Ja çfarë dua në çdo qark: Objektivi minimal është që të mos biem nga kuotat e vitit 2017. SHKODËR: Baza 4, maksimalja 5. Kukës: Baza 2, maksimalja 3. Durrës: Baza 8, maskimalja 9. Tiranë: Baza 19, maksimal 20. Elbasn: Baza 8, maksimalja 9 Fier: Baza 10, maksimalja 11 Berat: Baza 5, maksimalja 6. Korçë: Baza 6, maksimalja 7. Vlorë: Baza 8, maksimalja 9. Gjirokastër: Baza 2, maksimalja 3”

Duke prezantuar objektivat, kreu i qeverisë deklaroi se vendet e para të listave iu duhen lënë të rinjve, grave dhe vajzave.

“Fuqizimi i mëtejshëm i grave dhe vajzave është konstante e vizionit tim në këtë vend dhe e Partisë Socialiste. Unë mendoj që është e rëndësishme të ndalem këtu për të sqaruar këtë mesazh. Unë nuk e kuptoj çfarë kuptimi ka që të jem në vend të parë në listën e Durrësit. Unë do vendosem aty ku është objektivi bazë dhe bashkë do luftojmë për të marrë maksimalen.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë