Subscribe

Këtë sesion të ri parlamentar kryeministri Edi Rama e nisi me një ftesë për opozitën jashtëparlamentare që japë dakordësinë e saj për hapjen e listave. Nga salla e Parlamentit, Rama tha se nuk duhet të humbet asnjë minutë, por të niset nga puna për adresimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara në korrik.

 

“Data 25 prill është data e zgjedhjeve dhe mendoj që pa humbur asnjë minutë, bashkarisht duhet që përmes Komisionit të Ligjeve dhe me përfaqësuesit e të dy palëve të hedhim në letër ato që do të jenë reflektimet e ndryshimeve që bëmë përpara kësaj ndërprerje në Kushtetuën e Republikës së Shqipërisë, në Kodin Zgjedhor. Besoj që nuk ka kohë për të humbur dhe besoj që duhet të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe me të gjithë ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkarisht. Nga njëra anë për mekanizmin e listave të hapura, ku duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur, mundësisht me një konsesus të plotë, jo vetëm brenda sallës së Parlamentit, por edhe me atë pjesë të opozitës që është jashtë Parlamentit. Detyrimisht, një orë e më parë nuk mund të jetë një proces i tejzagjtur, duhet të kërkojmë konsesus 100% për një proces të shpejtë.”

 

Kreu i qeverisë kushtëzoi hapjen e listave 100%, vetëm me ekuilibër gjinor.

 

“Mos prisni nga ne të hapim listat 100% nëse nuk garantojmë ekuilibrin gjinor. Lista të hapura 100% që e kthejnë Parlamentin pas në kohë, nuk na çojnë asgjëkundi. Por besoj se kjo nuk është një sfidë e panjohur dhe e re që shfaqet këtu për herë të parë. Të nxitojmë me përzgjedhjen e komisionerit të zgjedhjeve. Për këtë duhet të ecim me shpejtësi.”

Rama nuk kishte asnjë kundërshti apo koment për datën e dekretuar nga presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *