Të paktën 74 persona janë arrestuar në Rusi gjatë protestave të ndryshme në Rusi. Qytetarët rusë zgjodhën të protestonin gjatë zgjedhjeve presidenciale që pritet të sigurojnë një mandat të ri për Vladimir Putin.

Sipas OVD-Info, një organizatë që monitoron trazirat, arrestimet u bënë kryesisht në Kazan, në Rusinë qendrore dhe në kryeqytetin, Moskë.

Lexo edhe :

Related Posts

Organizatat joqeveritare sqarojnë se gjasat janë që numri të rritet ende.

Vladimir Putin po kërkon të forcojë kontrollin mbi pushtetin përmes zgjedhjeve që po mbahen në ditën e tretë në Rusi dhe që sipas të gjitha gjasave, do t’i japin atij një tjetër mandat 6 vjeçar.

Megjithatë kundërshtarët e tij dhe kritikët e regjimit të Kremlinit po bëjnë përpjekjet e fundit përmes thirrjeve për protesta masive./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *