E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet për kryetar dege të PS-së, Rama publikon shifrat: 561 kandidatë, 32.2% vajza dhe gra

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të premte kryesinë për zgjedhjen e 61 kryetarëve të degëve.

 

Kryesocialisti Edi Rama ka publikuar shifrat e kandidatëve për kryetarë ku në total janë 561 kandidatë për kryetarë në bashki.

 

Reklamë

34% e kandidaturave janë të rinj të moshës nën 35 vjeç, më konkretisht 190 kandidatë. Ndërkohë 263 kandidatë janë nga mosha 36-50 vjeç ose 47% e kandidaturave. Vajza dhe gra përbëjnë 32.2% të kandidaturave në shkallë vendi.

 

Ndërsa nga 27 bashki, 18 kryetar aktualë kanë kandiduar për qenë edhe kryetar të PS-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë