E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet për Kryesinë e PD/ Ironizon Gjekmarkaj: Ngushëllime atyre që s’ia dolën…

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme nga Komisioni i Rithemelimit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike.

 

Në një postim në “Tëitter”, Gjekmarkaj iu shpreh “ngushëllime” atyre që, sipas tij, besuan te “vota e lirë” nën udheheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolen të zgjidhen në kryesinë e Foltores!

 

“Ngushellime për të gjithë ata që besuan tek “vota e lirë” nën udheheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolen të zgjidhen në kryesinë e Foltores! Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty.”Vota e lirë” do persoset edhe më e uruara.Ajo do të “rithemelohet”!”, shkruan Gjekmarkaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë