Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dyshonte...

Trump konfirmon operacionin sekret/ U largua nga samiti i...

Tërmeti në Kolumbi, 254 viktima dhe mbi 3 mijë...

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Zgjedhjet parlamentare, pjesëmarrja deri në orën 16:00 është 35.78%

25 Qershor 07:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri ne orën 16:00 pjesemarrja ne votime në rang vendi është 35.78%.

 

Pjesëmarrja deri tani në qytete: Në Gjirokastër 38.14%, Korçë 36.58%, Lezhë 33.36%,  Berat 43.9 %, Elbasani, 34.25%,  Fier 33.36%, Tiranë 36.41%, Vlorë 31.91%, Shkodër 29.55%, Durrësi 33.12%, Dibër 53.74, Kukësi nuk ka raportim.

 

Votuesi i pare i cili ka çelur zyrtarisht votimin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ka qene kreu i KQZ-se Klement Zguri ndërsa të paktën 3 milionë e 400 mijë shqiptarë kane te drejtën e votes për të zgjedhur deputetët e Parlamentit të ri.

 

 

 

Në orën 07:00 zyrtari i larte i KQZ-se votoi në Qendrën e Votimit tek Liceu Artistik ne rrugen Elbasanit. Duke folur per mediat Zburi beri thirrje per pjesëmarrje masive në zgjedhje.

 

KQZ në një kohë rekord, brenda kërkesave të ligjit ka bvërë gati përgatitjet e zgjedhjeve që sot shqiptarët të votojnë të lirë dhe sipas vullnetit të tyre. Vetë demokracia është votë dhe pjesmarrje, shqiptarët sot kanë mundësinë për të bërë demokraci. U bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjersueshme dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre.

 

Nga votimet e 25 qershorit do të dalin ligjvënësit e Legjislaturës së XIX. Për të zbatuar të drejtën e votës, qytetarët do t’u drejtohet 5362 Qendrave të Votimit, në të gjithë vendin.

 

Qendrat e Votimit hapen në orën 7.00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19.00. Ligji parashikon se askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes.

 

Në zgjedhjet e 25 qershorit në garë janë 18 parti politike. E veçanta e këtij procesi është se secila prej tyre garon më vete, pasi nuk është formuar asnjë koalicionin parazgjedhor. Në emër të këtyre subjekteve politike garojnë 2666  kandidatë për deputetë.

 

Ndërkohë, në 25 qershor ka zgjedhje edhe në Kavajë ku votohet për të zgjedhur edhe kreun e ri të Bashkisë. Në garë janë 3 kandidatë, nga PS, PD dhe LSI. Pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, në Shqipëri aplikohet sistemi proporcional rajonal, ku nga secili Qark dalin një numër i caktuar deputetësh.

 

Procesi zgjedhor organizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili bazuar në ligjin zgjedhor ngarkon me detyrë 90 Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, për procesin e administrimit të procesit në terren.

 

Kodi Zgjedhor parashikon procedurën e procesit të numërimit të votave. Pas përfundimit të votimit, komisioni i qendrës përkatëse mbyll kutitë e votimit dhe më pas i dërgon ato drejt Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, ku pas marrjes në dorëzim të të gjitha kutive dhe materialeve zgjedhore, nis procesi i numërimit të votave.

 

Për kryerjen e kësaj procedure me ligj janë ngarkuar Grupet e Numërimit të Votave, që përbëhen me përfaqësues të partive kryesore politike. Sipas ndarjes GNV-të përbëhet nga 1 përfaqësues i PS-së, 1 i PD-së, 1 i LSI-së dhe pas ndarjes me short nga KQZ, 1 numërues i takon PR-së në 45 KZAZ dhe në 45 të tjera numëruesi i takon PDIU-së.

 

Pas numërimit të çdo kutie, rezultatet i dërgohen KZAZ-së, që ia dërgon KQZ-së. Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve bëhet nga KQZ-ja, por për çdo vendim të këtij institucioni, partitë politike pjesë e garës, kanë të drejtë ankimimi.

 

Posted Under:
Kryesoret Zgjedhje 2017
Tagged:
25 qershor parti votime zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Përkeqësohet situata në Lurë, terreni dhe era vështirësojnë ndërhyrjen

më shumë...

Vrau shokun e fëmijërisë me kallash, del para Gjykatës së Korçës Kristjan Sterjo

më shumë...

Tërmeti në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

më shumë...

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:38

Përkeqësohet situata në Lurë, terreni dhe era...

9:18

Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra zjarri në...

9:10

Vrau shokun e fëmijërisë me kallash, del...

8:58

“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe...

8:52

Trump konfirmon operacionin sekret/ U largua nga...

8:40

I nxehti përvëlues përfshin vendin, temperaturat arrijnë...

8:29

Tërmeti në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka...

8:26

Tërmeti në Kolumbi, 254 viktima dhe mbi...

8:15

“Një person nga e kaluara mund të...

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.