Më 11 prill, një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, opozita do të hapë zyrtarisht fushatën. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapë fushatën më 11 prill, në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”.
“11 Prill, ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Lexo edhe :
View this post on Instagram
Një ditë më pas, më 12 prill, do të çelë fushatën Partia Socialiste. Kryeministri Edi Rama njofton se në orën 12:00, socialistët do të mblidhen në Sheshin Skënderbej.
“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama në rrjetet sociale.






