Subscribe

Kolegji Zgjedhor i jep fund betejës së radhës ligjore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.

Vendimi nuk ndryshon. Trupa gjyqësore rrëzoi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për mos njohje të rezultatit që çon në përsëritje të parlamentareve të 25 Prillit.

 

Pas Gjirokastrës, Vlora është qarku i dytë për të cilin rezultati i miratuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe më pas nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mbetet i pandryshuar: socialistët fitues të tetë mandateve dhe demokratët të katër.

 

Edhe për shtatë qarqet e mbetura, të Beratit, Fierit, Korçës, Durrësit, Elbasanit,

Shkodrës dhe Tiranës, ankimuesit, PD dhe LSI, nuk presin që provat që sipas tyre vërtetojnë vjedhjen e votës dhe tjetërsimin e vullnetit politik të gjejnë ligjshmëri në vendimet e Kolegjit Zgjedhor.

 

Ndonëse kjo trupë pritet të rrëzojë rasti pas rasti të gjitha ankimimet pasi pretendimet e dy partive të opozitës janë thuajse të njëjta për secilin qark, PD dhe LSI, thotë se këtë betejë ligjore që nuk do të prodhojë asnjë ndryshim në rezultatin e votës së 25 Prillit, e bëjnë për hir të transparencës ndaj qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *