Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj e ka cilësuar si ngjarje mjaft me rëndësi fitoren e shqiptarëve në zgjedhjet e Tuzit. Duke uruar të gjithë shqiptarët, ai shtoi se ata morën atë që iu takon.

 

“Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, shkruan Haradinaj.

 

“Forumi Shqiptar” fiton të dielën zgjedhjet e pushtetit vendor në komunën e Tuzit në Mal të Zit. Votuesit i shpallën fitues duke i besur 18 mandate që përbëjnë dhe shumicën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *