Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në...

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e...

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes me emigrantë...

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në situatën e...

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2...

Zgjedhjet në Rusi: Përse duhet mundimi kur dihet fituesi?

Sergej Satanovskij
17 Mars 09:32

Rregullisht, thuhet se Rusia është një diktaturë ndërkohë, megjithatë nga 15 deri në 17 mars vendi po zhvillon zgjedhje presidenciale. Rezultati dihet që para zgjedhjeve: Fituesi do të jetë Vladimir Putin, i cili ka qenë në krye të vendit në 25 vitet e fundit, dhe do të fitojë edhe një mandat të pestë. Në Kremlin të paktën  kështu Putin do ishte deri në vitin 2030.

Të shtunën zgjedhjet në Rusi u shoqëruan me protesta të veçuara. Edhe të dielën priten aksione protestash.

Lexo edhe :

Related Posts

Ukraina u bën thirrje qytetarëve nën pushtimin rus që të injorojnë "pseudozgjedhjet" e Putinit

E vetmja figurë e qartë opozitare, politikani liberal Boris Nadeshdin është ndaluar të kandidojë nga gjykatat ruse, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë. Në zgjedhje kandidon Nikolai Kharitonov, 75 vjeç, i cili përfaqëson partinë komuniste lokale. Kandidati i kësaj partie zakonisht vjen i dyti pas Putinit, me distancë të madhe humbjeje. Kharitonov ka kritikuar disa nga politikat e brendshme të Putinit, por mbështet pushtimin rus të Ukrainës.

Në garë është edhe Vladislav Davankov. 40-vjeçari është një nga kandidatët më të rinj dhe e ka paraqitur veten më shumë liberal kur bëhet fjalë për frenimin e lirive individuale në Rusi. Megjithatë, ai ka thënë gjithashtu se nuk do të kritikojë kundërshtarët e tij politikë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Kharitonov dhe Davankov mund të marrin secili nga 4% deri në 5% të votave totale.

Front i bashkuar

Por megjithëse të gjithë vëzhguesit e Rusisë thonë se Putini është para fitores, zgjedhjet edhe në Rusi duhet t’i shërbejnë një qëllimi. Ato duhet të ndihmojnë në adresimin e sfidave të brendshme dhe të jashtme me të cilat përballet regjimi i Putinit, thekson Konstantin Kalachev, një analist politik dhe ish-këshilltar i Kremlinit. Brenda vendit, zgjedhjet lejojnë legjitimimin e pushtetit të presidentit dhe demonstrojnë se populli rus është i bashkuar rreth liderit të tij, sipas Kalachev. “Dhe nga jashtë, ato duhet të tregojnë, se Putini zbaton politikën [e jashtme] bazuar në kërkesat e njerëzve,” tha Kalachev për DW. “Ato bëjnë të qartë, se presidenti dhe shumica ruse janë të bashkuar dhe dua ta shpërndajnë çdo iluzion në Perëndim.”

Nuk është e lehtë të bindësh njerëzit të dalin dhe të votojnë në një vend ku dihet  rezultati i zgjedhjeve që më parë. Sipas Meduza, një portal i pavarur lajmesh me qendër në Letoni, në fillim të këtij muaji, autoritetet ruse po marrin masa për të siguruar që zgjedhjet presidenciale të duken sa më legjitime.

Qëllimi është një pjesëmarrje zgjedhore prej 80%. Kjo bëhet, sipas Meduza, “duke mobilizuar elektoratin e varur nga qeveria: punonjësit e sektorit publik, punonjësit e institucioneve shtetërore ruse dhe kompanive të mëdha, besnike ndaj qeverisë, si dhe të afërmit dhe miqtë e tyre”.

Nga anëtarët e partisë së Putinit, “Rusia e Bashkuar” kërkohet që të sjellin të paktën 10 persona me vete në qendrat e votimit, informon Meduza duke cituar kontakte të afërta me partinë politike. Zyrtarët e qeverisë dhe partiakë mund të shohin saktësisht se kush ka votuar, falë votimit elektronik apo kodeve dixhitale që identifikojnë votuesit.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit në Asamblenë e Përgjithshme të Rusisë në fund të shkurtit, Putin u premtoi rusëve përmirësime sociale dhe përsëriti vendosmërinë e tij për të vazhduar të ashtuquajturin operacion ushtarak në Ukrainë.

Protesta e heshtur

Megjithëse kandidati i vetëm anti-Putin, Nadezhdin u ndalua të marrë pjesë në zgjedhje, ka mundësi për një votë proteste. Shumë opozitarë rusë janë larguar nga vendi, por ata u bëjnë thirrje përkrahësve të tyre të jenë aktive gjatë zgjedhjeve.

E veja e liderit të opozitës ruse të ndjerë së fundmi, Aleksei Navalny, Julia Navalnaya u bëri thirrje mbështetësve të dalin masivisht në qendrat e votimit në mesditën e së dielës, 17 mars, për të nderuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Navalny. “Ju mund ta prishni fletën e votimit, mund të shkruani “Navalny” me shkronja të mëdha në të”, u shpreh Yulia Navalnaya në një video në YouTube. “Edhe nëse nuk shihni fare kuptim në votime, thjesht shkoni qëndroni në qendrën e votimit e pastaj kthehuni në shtëpi”, sugjeroi ajo, duke shtuar se njerëzit mund të votojnë për “këdo përveç Putinit”.

Turma të mëdha që dalin para qendrave të votimit nuk do ta ndryshojnë rezultatin përfundimtar, por ato mund t’i japin krisje imazhit se rusët mbështesin pa dallim në masë të madhe Putinin, u shpreh Nikolay Petrov, studiues i grupit studimor, Europa Lindore dhe Euroazia në Fondacionin Gjerman, Shkenca dhe Politika. “Është gabim të mendosh se është më e lehtë për regjimet autoritare të kenë zgjedhje sesa për demokracitë,” argumenton Petrov. “Është shumë e rëndësishme që Putini t’i tregojë elitës së tij politike se ai mbështetet nga shumica dërrmuese e rusëve. Kjo është arsyeja pse Kremlini dëshiron të demonstrojë rezultate shumë të mira dhe gjithashtu të shmangë çdo skandal”./dw

Posted Under:
Anash Opinion
Tagged:
Sergej Satanovskij vladimir putni zgjedhjet ne rusi

Nga e njëjta kategori

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në një fazë të re të luftës me Iranin

më shumë...

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri në Ujin e Ftohtë, rrezikoi restorante e hotele, turistët u larguan të alarmuar

më shumë...

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për Ukrainën

më shumë...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e qytetarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë...

10:44

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri...

10:33

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte,...

10:27

Zjarr pranë tunelit, situatë kritike në zonën...

10:04

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e...

9:46

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes...

9:04

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit,...

8:54

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në...

8:20

Kuçovë/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës...

8:08

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me...

7:52

Ilaçet që mund ta bëjnë më të...

6:53

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua...

6:24

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik,...

6:10

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush...

5:48

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir,...

5:38

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet...

5:32

Arrestimi i Vis Kosovës, policia: Dhunoi dhe...

5:16

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen...

5:13

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe...

4:23

Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (E...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.