E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zgjedhjet në PD/ Vëzhguesja e Agron Shehajt përjashtohet nga komisioni

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka denoncuar se vëzhguesja Enkeleda Çela është përjashtuar nga komisioni. Ai e ka konsideruar këtë vendim, të padrejtë.

 

Shehaj bën me dije se momentalisht në njësinë nr.5 në Tiranë, aty ku ndodhi incidenti, nuk ka asnjë vëzhgues.

 

Reklamë

Demokratët i janë drejtuar kutive të votimit që prej ores 08:00, këtë herë për të zgjedhur emrin e kryetarit që do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme.

 

Sipas udhëzimit, ata duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të jetë e pavlefshme nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë. Votën mund ta hedhin vetëm personat që kanë kartë anëtarësie.

 

Të përjashtuar nga procesi i votimit do të jenë demokratët që sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, kanë bërë fushatë haptas për kundërshtarët në zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse ata rezultojnë anëtarë të PD.

Më shumë video

Reklamë