Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen të dielën, për të perspektuar akoma edhe më shumë perspektivën europiane të vendit.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, kreu i shtetit theksoi mes të tjerash se shqiptarët duhet të ndihen krenarë për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri tani.

“Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre. Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse. Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot. Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *