E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet në LSI më 21 nëntor/ Kryemadhi: Kemi krijuar aplikacionin për votimin online

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi këtë të martë se forca e saj do të votojë me aplikacion online për delegatët në Konventën Kombëtare.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur, Kryemadhi u shpreh se LSI është paria politike që ka futur procesin një anëtar një votë që në vitin 2004.

Reklamë

Ajo iu bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e LSI-së , në mënyrë që të japin kontributin e tyre për ndërtimin e vendit.

“Një javë e rëndësishme për LSI, më 21 nëntor do të kemi zgjedhjet në parti. Kemi krijuar aplikacionin për votimin online për delegatët. Pas këtyre zgjedhjeve që do të jenë shembuj, jemi forca e parë politike që kemi futur procesin një anëtar 1 votë që në 2004 për kryetarin e Partisë. Marr rastin të përsëris thirrjen për të rinjtë që të përfshihen në LSI dhe në fokusin e këtyre të rinjve. Përfshirja e të rinjve do të ishte shpresa më e madhe, përfshirja e të rinjve në politikë. Një nga pikat kryesore, LSI është partia e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për përfshirjen e intelektualëve në Shqipëri. E di që janë të zhgënjyer me politikën. Perfshirja i vetmi ilaç për ta detyruar klasën politike për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Kryeministri nuk krijoi dot 300 mijë vende pune para pandemisë si mund t’i krijojë tani. Premtoi një shëndetësi falas që sot nuk është  falas por është më e shtrenjta”,  tha Kryemadhi.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë