E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, kreu i KQZ: Të dhënat për votat po i mbledhim në mënyrë manuale, ju sigurojmë për integritetin e votës

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, në një dalje për mediat mbrëmjen e sotme deklaroi se për shkak të problemeve teknike, po bëhet mbledhja manuale e të dhënave.

Ai siguroi qytetarët e Kosovës se mbledhja e votave në mënyrë manuale nuk do të ndikojë në rtezultatin e zgjedhjeve, dhe vota do të lexohet ashtu siç e kanë hedhur qytetarët.

Reklamë

“Për shkak të problemeve në server, po bëjmë mbledhjen në mënyrë manuale të formularëve për votat. Pas mbledhjes së të gjithë formularëve do të bëjmë publik rezultatin preeliminar të rezultatit të votave. Integriteti i votës është i sigurtë. Nga formularët janë të plotësuar nga numërimi i votave”, tha Radoniqi.

Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet për hyrjen në server.

Vazhdo të lexosh

Reklamë