E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet në Kavajë, Xhafaj firmos udhezimin per listat

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj firmosi udhëzimin për hartimin e listave të zgjedhësve, për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në Kavajë, që do të mbahen në 7 maj. Udhëzimi parashikon hartimin e listave zgjedhore në format elektronik, dhe shkarkimin online nga regjistri kombëtar i gjendjes civile. Krahas kësaj, parashikohet dhe ndarja e qendrave të votimit ne rast se ka më shumë se 1 mijë zgjedhës. Sipas udhëzimit, kryetari në detyrë miraton dhe firmos listën dhe e dërgon brenda datës 31 mars në KZAZ-në përkatëse. Zgjedhësit, të cilët pas shpalljes së listës, konstatojnë se ka mospërputhje, i drejtohen gjykatës për korrigjimin e listës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë