E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Sonadazhet nxjerrin fitues CDU/CSU, bie Scholz

Gjermanët i janë drejtuar ditën e sotme kutive të votimit për të  zgjedhur se kush do t’i qeverisë në katër viteve të ardhshme. Sipas sondazhit të parë të dalë nga transmetuesi publik ARD Unioni CDU/CSU i Friedrich Merz fiton zgjedhjet gjermane me 29%.

Vendi i dytë shkoi për AfD-në e ekstremit të djathtë me 19.5%, e para në historinë e Republikës Federale.

Pason SPD me 16%, të Gjelbërit me 13.5% dhe e majta me 8.5%. Liberalët FDP me 4.9% dhe BSË me 4.7% rrezikojnë të mos hyjnë në Bundestag. Pragu është 5%.

Vazhdo të lexosh

Reklamë