E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zgjedhjet në Gjermani, Scholz pranon humbjen: Rezultati ishte i “hidhur” për ne

Kancelari gjerman njëherësh kreu i Social Demokratëve (SPD), Olaf Scholz, ka reaguar pas përfundimit të votimeve, duke theksuar se rezultati ëhstë i hidhur për partinë e tij.

Duke folur me mbështetësit në Berlin, Scholz thotë se është një moment “në të cilin ne duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet”.

Exit poll-et treguan se SPD ishte në vendin e tretë, me 16-16.5% të votave.

Në zgjedhjet e mëparshme, Scholz tha se partia kishte një rezultat “më të mirë” për të cilin ai ishte “përgjegjës”, duke shtuar se ky rezultat “është më i keq dhe unë jam përgjegjës edhe për këtë”.

Scholz përgëzoi ndërkohë Friedrich Merz, liderin e partisë konservatore Demokristiane, i cili rezulton i pari në sondazhe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë