Emmanuel Macron ka bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm, nga një politikan i ri në Presidentin francez në fare pak vite. Ai ka premtuar një qasje të re në politikë, por si do të duket saktësisht qeveria e tij?

 

Dy ditë para ditës së zgjedhjeve, Emmanuel Macron tha në radio se kishte dikë në mendje, dikë për Kryeministër pas fitores së votave të së dielës.

 

Nuk tha se për kë bëhej fjalë, thjesht duke i munduar dëgjuesit me një referencë të vakët, si dikë me eksperiencë në politikë, me aftësitë për të drejtuar një mazhorancë parlamentare.

 

Ngritja “meteorike” e Macron

 

Është një temë tabu edhe brenda skuadrës së tij elektorale, sipas gazetës së përditshme “Le Monde”. ” Është njësoj si ushtarët që refuzojnë të thonë fjalë besëtyte se mos u sjell ters në luftë”, tha një anëtar anonim i stafit të Macron për gazetën.

 

Në një nivel, qëndrimi i tij është i kuptueshëm. Formimi i Qeverisë është një biznes delikat në kohën më të mirë dhe për Z. Macron është delikate në mënyrën se si presidentët e mëparshëm mund të imagjinonin.

 

Bishat e mëdha vs. prurjeve të reja

 

Së pari, ka tension ndërmjet poezisë së fushatës dhe prozës së Qeverisjes. Ishte premtimi i z. Macron për ripërtëritje dhe ndryshim që e bëri të fitojë postin në Pallatin “Elysée”.

 

Ai kishte premtuar fytyra të freskëta nga jashtë politikës, një rishikim të sistemit politik të vendosur dhe një moral të ri në jetën politike.

 

Lëvizja e tij “En Marche” ka ndjenjën e një fillimi me moshën mesatare që thuhet të jetë rreth 30 vjeç. Por ai gjithashtu, ka nevojë për përvojë, veçanërisht në fusha të tilla si siguria.

 

“Teknikët e rinj që rrethojnë Macron, janë të paduruar për të shkuar”, thotë Pierre Haski, ish-Zëvendësdrejtor  i gazetës së majtë Libération.

 

“Ata mendojnë se të vjetrit  kanë bërë një rrëmujë të madhe… por Emmanuel Macron duhet të gjejë një balancë ndërmjet “bishave” të mëdha tradicionale dhe prurjeve të reja. Nuk mund të jetë vetëm brezi i ri”. Balancimi i pritjeve të ndryshimeve gjithëpërfshirëse me kërkesat e Qeverisë nuk do të jetë i lehtë, veçanërisht pasi ai ka të ngjarë të përballet me një kabinet politik të ndryshëm dhe ndoshta edhe me një Parlament të ndarë. Ka dhe një sfidë të dytë për Z. Macron: Kombinimi unik i së majtës dhe së djathtës që ai premtoi në fushatën e tij, do të duhet të përmbajë  jo vetëm një përzierje të fytyrave të freskëta dhe duarve të vjetra, por një përzierje figurash  nga e djathta dhe e majta.

 

“Territori i paparashikuar”

 

Ka pasur disa shifra të profilit të lartë nga të dyja palët që e kanë mbështetur atë si President, por deri më tani mbështetësit e tij nuk kanë dashur të prishin anëtarësinë e tyre ekzistuese të Partisë dhe disa tashmë e kanë bërë të qartë se të votosh atë si President nuk është njësoj si të mbështesësh atë në programin e tij qeverisës. Por, mungesa e qartësisë kurrë nuk e ka lënë politikën e uritur nga spekulime. Një sondazh i publikuar të premten sugjeroi që Kreu i FMN-së dhe Ish-Ministrja e Ekonomisë Christine Lagarde, do të ishte zgjedhja më e popullarizuar për Kryeministrinë. Shumë analistë mendojnë se është një opsion shumë i mirë për Macron, sepse ndërkohë që ajo ka eksperiencë si Ministre, ajo kurrë nuk është zgjedhur në të vërtetë dhe kështu mund të kualifikohet si pjesë e rinovimit të tij politik. Disa emra të tjerë përfshijnë dhe Ministrin aktual të Mbrojtjes Yves Le Drian.  Emërimi i tij mund të jetë një “gjest qetësues dhe domethënës”, thotë Haski. Emra të tjerë për poste të larta përfshijnë centristin François Bayrou dhe Sylvie Goulard.

 

“Por ky është një territor i paparashikueshëm”, thotë Haski. “Nuk e kemi menduar kurrë më parë: një skuadër e krijuar nga e para”.

 

En Marche u krijua vetëm një vit përpara se të zgjidhej udhëheqësi i saj dhe pa strukturë partie të themeluar dhe asnjë menaxher të vërtetë të fushatës, përgjegjësia u nda mes drejtuesve në fusha të ndryshme të politikave.

 

Aktiviteti frenetik

 

Njeriu i vetëm, i cili njeh mendjen e Z. Macron është pikërisht gruaja e tij Brigitte Trogneux. Shumë analistë thonë se ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushatën e bashkëshortit të saj. Marrëdhënia e tyre ka qenë e diskutueshme, Brigitte u takua me burrin e saj të ardhshëm kur ajo i mësoi atij dramën në shkollë dhe Z. Macron ka qenë i ashpër për politikanët që punësojnë anëtarë të familjes. Sikur të mos ishte mjaft amorfe, brenda një muaji Presidenti i ri i zgjedhur do të përballet me një raund tjetër zgjedhjesh, për Parlamentin francez. En Marche është në zgjedhje për të gjitha 577 vendet. Një shumicë absolute do të ishte një “mrekulli politike”, e papritur edhe nga ata që ishin afër Z. Macron si mentori Alain Minc.

 

“Ata do të duhet të bëjnë një koalicion,” më tha ai. “Unë nuk besoj se ai është në gjendje të ketë 280 deputetë nga En Marche me gjysmën e tyre duke filluar në politikë dhe të zgjedhur nga 14,000 CV të dërguar me email”. Rezultati është se Emmanuel Macron mund ta gjejë qeverisjen shumë të vështirë.

 

Përvoja e tij si Ministër i Ekonomisë i mësoi atij se ndërtimi  i konsensusit ndërpartiak për secilën çështje  individuale mund të jetë kullues. Do të varet shumë nga fakti nëse En Marche mund të formojë një koalicion të qëndrueshëm që të ketë një shans për të marrë reformat e tij.  Në këtë kuptim, ditët e ardhshme do të jenë koha e aktivitetit frenetik për ekipin Macron, pasi figura të profilit të lartë nga të dyja palët, republikanët e qendrës së djathtë dhe nga partia Socialiste e qendrës së majtë, absorbojnë shkallën e fitimit të tij dhe drejtimin e ardhshëm të pushtetit politik në Francë. Disa mund të lënë partinë e tyre për t’u bashkuar me të. Kjo mund të nënshkruajë urdhrin e vdekjes për dy partitë kryesore të Francës. Por është një bilanc i mire për Z. Macron.

 

Përshtati në shqip nga BBC: Gerta Banushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *