Presidenti Ilir Meta zbuloi një detaj interesant, gjatë intervistës që gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu i mori nga Shijaku për “Zgjedhje 2021”.

 

I pyetur nga moderatorët Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj se cili do të itinerari i lëvizjes së tij në këtë ditë zgjedhjesh, Meta tha se gjithçka e vendos varësisht informacioneve që ka.

 

Ai u shpreh se çdo gjë që ka në dorë e ndan edhe me Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Meta bëri edhe batuta, duke thënë se përsa kohë ka celularin me vete, zëre sikur është në zyrë.

 

“Do ta mendoj se shikoj telefonin dhe kur vjen ndonjë informacion, shumë ja çoj Drejtorit të SHISH dhe pastaj të tjerëve për verifikim. Procesi po ecën shumë mirë dhe nuk duhet t’u japim prioritet këtyre gjërave të vogla. Unë ndërkohë në zyrë jam, përderisa kam celularin me vete, në zyrë jam.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *