Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

“Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/...

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër të hakerëve,...

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri në 50%...

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ PD: Fondet për rindërtim po shpërndahen në këmbim të votës

17 Shkurt 11:26

Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu ka akuzuar Partinë Socialiste se po shpërndan fondet e rindërtimit dhe po bëjnë punësime të përkohshme në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme vendore.

 

Në një deklaratë për mediat, Logu tha se kjo skemë po përdoret në Durrës dhe Rrogozhinë, dy prej 6 bashkive ku do të mbahen zgjedhjet më 6 mars.

 

“Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron thotë populli. Kështu është dhe Edi Rama. Edhe në këto zgjedhje të pjesshme ka vene ne jete të njëjtën skemë të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Fonde për rindërtim dhë punësime të përkohshme në këmbim të votës në Durrës dhe Rrogozhinë është skema e vënë sërish në jetë nga Edi Rama. Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, Partia Demokratike ka denoncuar me fakte dhe dokumente konkrete, shpërndarjen e mbi 125 milionë euro pagesa për tërmetin në këmbim të votës. Vetëm në bashkinë Durrës, një javë përpara zgjedhjeve, u shpërndanë 6 milionë euro pagesa për tërmetin me qëllim manipulimin e vullnetit të qytetarëve. Partia Demokratike ka denoncuar publikisht dhe kallëzuar penalisht në prokurori punësimin e mbi 13 mijë punonjësve në administratë publike për qëllime elektorale. Mungesa e hetimeve të plota dhe ndëshkimit të rreptë për autorët e masakrës zgjedhore të 25 Prillit, bën që ata të shfaqen sërish, me të njëjtat metoda dhe skema vjedhjeje në zgjedhjet e 6 Marsit 2022”, tha ai.

 

Po ashtu, sipas Logut, 29 persona janë punësuar në Bashkinë e Rrogozhinës, punësim me kontrata 3 mujore, të bëra vetëm 5 ditë pas dekretimi të zgjedhjeve nga Presidenti.

 

“Në datën 2 Shkurt, Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ shpërndarjen e paligjshme dhe selektive të fondeve të rindërtimit nga Bashkia Durrës për 526 familje. Përgjigja e Bashkisë Durrës në datën 14 Shkurt konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga granti i rindërtimit vetëm 35 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Ndërkohë, në një tjetër rast flagrant të shkeljes së Kodit Zgjedhor, Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ punësimin me kontrata 3-mujore të 29 punonjësve nga Bashkia Rrogozhinë. Punësime të kryera në datën 25 janar të këtij viti, vetëm 5 ditë pas dekretimi të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës. Për Partinë Demokratike, ka qenë dhe mbetet e qartë se Edi Rama dhe mazhoranca e tij janë armiq të betuar të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Megjithëse, i vjedh gjatë gjithë kohës dhe pandalim, sa herë ka zgjedhje Edi Rama hap thesin për të dobëtit, për hallexhinjtë, të cilët po ai vetë i katandisi në pikë të hallit, për t’u grabitur votat dhe më pas lënë në harresë në 2 apo 4 vitet e ardhshme. Përmes komisionit të reformës zgjedhore, që u miratua me këmbenguljen e Partisë Demokratike dhe që synon që të frenojë armikun e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira, Edi Rama. Ndërkohë, nuk do të lejojmë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetemi të vendosur në përpjekjen për të garantuar fitoren në 6 Mars përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh ai.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Para PD PS Rindërtim vota zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

më shumë...

“Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeçares në Greqi, e bija e autorit rrëfen bisedën e fundit

më shumë...

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e ri, çfarë u diskutua në takimin me Ramën

më shumë...

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive: Po bëhet pa pyetur qytetarët, nuk ka legjimitet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

4:22

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:10

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për...

4:04

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

3:51

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive:...

3:40

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili,...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.