E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e 6 marsit/ Bardh Spahia “merr” Shkodrën, ja kandidatët zyrtarë të “Berishës” për 6 Bashkitë

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale ne grupin e “Berishes” njofton që u mbyll procesi i votimit për “Primaret” edhe në degën e fundit të PD Shkodër ku për shkak të interesit të lartë të demokratëve, procesi u zgjat përtej afatit të vendosur zyrtar.

Ky komision shpalli kandidatët fitues që do të perfaqësojnë Partinë Demokratike te grupimit te Sali Berishes në zgjedhjet vendore të 6 mars 2022:

• Bashkia Dibër: fitues z. Premtim Riza Kryemadhi me 424 vota


• Bashkia Durrës: fitues z. Ardian Mihal Muka, me 1162 vota

Reklamë


• Bashkia Lushnjë: fitues z. Elton Ilir Bano me 671 vota


• Bashkia Rrogozhinë: fitues z. Hekuran Selman Xhani me 221 vota


• Bashkia Vorë: fitues z. Lulzim Sefer Vrana me 277vota


• Bashkia Shkodër: fitues z. Bardh Ali Spahia me 1011 vota

Komisioni i Rithemelimit falenderoi cdo anëtar të PD, në 6 degët ku u zhvillua procesi I votimit për “Primare” dhe e quajti kete te diele, nje tjetër ditë historike për Partinë Demokratike!!

Vazhdo të lexosh

Reklamë