E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Shefja e ODIHR në zyrën e Lulzim Bashës

Shefja e misionit te ODIHR, Audrey Glover po zhvillon nje takim me liderin e opozites Lulzim Basha. Ky eshte takimi i dyte mes ambasadores Glover dhe kreut te PD, Basha.

Raporti paraprak i ODOHR eshte pritur pozitivisht nga opozita e cila e ka shfrytezuar ate per te mbeshtetur qendrimin e saj se zgjedhjet e 30 qershorit jane nul.

Edhe ish-kryeministri Berisha i cili prej zgjedhjeve te vitit 1996 te monitoruara nga Glover eshte pozicionuar gjithnje kunder ambasadores, kete here pershendeti raportin.

Meqenese raporti perfundimtar i ODIHR qe publikohet ne fund te muajit gusht eshte dokumenti baze per vleresimin e zgjedhjeve i cili perdoret si pike reference nga i gjithe faktori nderkombetar: opozita eshte fokusuar per  te bindur vezhguesit per ato qe ajo i cileson si parregullsi te procesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë