E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Akuzat e SPAK, mbrohen bashkëpunëtorët e Veliajt

Vendimin për çështjen e ndarë të Veliajt, Gjykata e Posaçme do ta marrë më 25 nëntor. Fraksioni që po gjykohet me procedurë të shkurtuar po shkon drejt mbylljes, pasi këtë të martë u dëgjua mbrojtja e të pandehurve.

Në qershor, SPAK-u kërkoi dënimin me 7 vite burg për biznesmenin Elman Abule, dënim që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 4 vite e 8 muaj heqje lirie. Ky është i vetmi rast për të cilin prokuroria kërkoi dënim me burg. Ai akuzohet për pastrim parash, ndërsa prokuroria dyshon se, përmes kompanisë së tij, Rametal sh.p.k., ai ka injektuar në treg para që dyshohet se e kanë burimin nga korrupsioni.

Për ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka u kërkua një gjobë prej 600 mijë lekësh. Ndaj saj rëndon akuza e pengimit për zbulimin e së vërtetës.

Adela Kondakçiu, ish-financierja e Ajola Xoxës, u përjashtua nga dënimi, pasi ka përfituar statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë. Nga rrëfimet e saj u zbulua mekanizmi i dyshuar i pastrimit të parave.

Reklamë

Për Ina Goxhajn dhe Fatjon Baçin, ish-gardianin e burgut që i dha celularin Veliajt, u kërkua shërbimi i provës. Për biznesmenin Fatmir Bektashi u kërkua kryerja e punës në interes publik, ndërsa për Frosina Bollon shërbimi i provës dhe për Flutura Xhanin një gjobë prej 40 mijë lekësh.

Në fund, SPAK-u kërkoi penalizimin me gjoba të tre shoqërive të përfshira në dosje: 18 milionë lekë për Rametal, 800 mijë lekë për Kontakt dhe 500 mijë lekë për organizatën Frobolus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.